Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kampionin në fuqi të Kosovës në futboll Ballkanin.
Y takim ndodh një ditë para sfidës jashtëzakonisht të rëndësishme për Ballkanin në Ligën e Konferencës kundër skuadrës turke Sivaspor që zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”, përcjellë KosovaPress.
Osmani ka uruar Ballkanin për sukseset e arritura deri më tani në garat evropiane, si dhe i ka uruar fat në ballafaqimin e nesërm me Sivasporin.