Live

Presidentja takon ambasadorët e BE-së, flet për urgjencën e largimit të masave: Po dëmtojnë qytetarët

21:48 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë. 

Osmani tha se me ambasadorët ka folur për urgjencës e largimit të masave ndaj Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Sot në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së. Poashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e vendit tha se Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.

Shpërndaje në

U Kopjua