Pas takimit me homologun e saj finlandez, Alexander Stubb, presidentja e Kosovës është mirëpritur nga kryetari i Kuvendit atje, Jussi Halla-aho.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në “X” , ku thotë se gjatë takimit me të dhe deputetë të tjerë finlandezë, shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Finlandës dhe rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.
“Bashkë, diskutuam për hapa të rinj që do ta thellojnë partneritetin tonë dhe do të forcojnë bashkëpunimin në fusha strategjike”, ka thënë më tej e para e vendit.