Lajmin për shkarkimin e tij e kuptoi përmes Facbook-ut.
Danush Ademi, që deri para dy jave ishte nënkryetar i Ferizajt, po akuzon Qazim Rrahmanin që ka gisht në këtë punë.
Kjo si hakmarrje pasi Ademi doli nga partia demokratike e Ashkalive të Kosovës që drejtohet nga Rrahmani. E kërkesa sipas tij, doli nga një bashkëpartiake, por pa fajin e saj.
Madje sipas tij tekat e dikujt po e detyrojn atë ta liroj zyrën.
Derisa Ademi ka parashtruar ankesë e në Ministrinë e Pushtetit Lokal, kryetari Aliu e ka zëvendësuar atë.
Edhe njohësit e pushtetit lokal, sqarojnë se ligji për qeverisje është i qartë.
Klan Kosova ka provuar të marrë qëndrim edhe nga Rrahmani po i njejti nuk ka qenë i çasshëm gjatë të hënës.