Sigal Prishtina ka nisur sezonin e ri mbarë duke triumfuar ndaj Rahovecin për trofeun e Superkupës së Kosovës.
Klubi bardhekaltër i drejtuar nga trajner i mirënjohur, Bujar Loci, edhe pse hasi vështirësi gjatë ndeshjes arriti që në fund të fitojë me rezultat 91:73.
Koshashënuesi më i mirë i takimi ishte basketbollisti nga radhët e Prishtinës, Fahro Alihodzic me 23 pikë, dy asistime.
Për kryeqytetasit lojë të mirë bënë edhe Divine Myles me 20 pikë, tetë asistime dhe Mikaile Tmusic me 19 pikë.
Ndërsa, për Rahovecin i drejtuar nga trajnerin Pllantak më i miri ishte Justin Gray me 17 pikë dhe pesë asistime.
Me lojë të bukur u dallua edhe Arian Qallaku me 11 pikë dhe dy asistime.