Live

Prishtina përballet me Dritën këtë të mërkurë në stadiumin e Gjilanit

18:21 / 18 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Prishtina të mërkurën (19 tetor) e zhvillon ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll me ç’rast përballet me Dritën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00 dhe i takon xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar dhe konsiderohet si kryendeshja e javës.

Prishtina dhe Drita në përballjet ndërmjet tyre kane dhuruar futboll të bukur dhe e njëjta gjë pritet të ndodh edhe në ndeshjen e nesërme.

Në përballjen e parë të këtij edicioni, Prishtina dhe Drita barazuan me rezultat 0:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, i cili në duelin e fundit i realizoi dy gola në fitoren ndaj Ferizajt me rezultat 2:1, e vlerësoi maksimalisht duelin ndaj Dritës në një prononcim para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.

Ai tha se Drita është një kundërshtar jashtëzakonisht i fortë.

“Ndeshjen kundër Dritës e vlerësojmë maksimalisht sepse kemi të bëjmë me një skuadër shumë të mirë dhe e cila po kalon formë shumë të mirë. Prishtina në çdo ndeshje synon fitore dhe shpresoj se edhe ndaj Dritës do të dalim me pikë të plota.”, tha Kryeziu.

Në aspektin personal, Kryeziu tha se synon të shënojë sa më shumë gola.

“Synimi personal është gjithmonë të shënoj gol, në çdo ndeshje andaj shpresoj se edhe në këtë takim do të realizoj dhe ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivit. Te skuadra jonë po punohet maksimalisht dhe jemi një grup i bashkuar me njëri-tjetrin e skuadër kompakte dhe kjo na bënë që të jemi më të fortë.”, tha në fund ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...