Klubi basketbollistik Prishtina ka rikthyer në radhët e veta qendrën Fahro Alihodzic.
Basketbollisti ishte pjesë e Prishtinës edhe vitin e kaluar, por për shkak të lëndimit nuk mundi të paraqitej për ekipin e kryeqytetit.
Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB.
Njoftimi i klubit:
Rikthehet bisha Alihodzic
Fahro Alihodzic është rikthyer në shtëpinë e Kampionëve pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të parqitet në shtëpinë e Kampionëve.