Live

Pritjet në Merdarë arrijnë deri në dy orë

09:40 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë arrijnë deri në dy orë.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra e Menaxhimit Kufitar ku mes tjerash theksohet se kolonat atje janë deri në 700 metra.

Sipas të dhënave të kësaj qendre, tek Dheu i Bardhë janë regjistruar pritje deri në 30 minuta me kolona në dalje që arrijnë deri në 200 metra, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua