Live

Prokurori Kujtim Munishi caktohet Koordinator Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik

17:32 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot takimin e radhës, ku është bërë shqyrtimi dhe miratimi i 16 pikave, që përfshijnë çështje të rëndësishme për sistemin prokurorial.

Në mesin e tyre, ishte caktimi i Prokurorit të Shtetit, Kujtim Munishi si koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori Munishi u caktua në këtë detyrë me mandate 3-vjeçar me mundësi vazhdimi për një mandate tjetër.

Fillimisht, KPK miratoi Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizmin e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Shpërndaje në

U Kopjua