Live

Prokuroria i nis hetimet pasi u dëmtua aparatura e rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës

14:26 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Janë nisur hetimet për dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Pejës.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikqi, ka theksuar se hetimet janë në fazën fillestare deri tani.

“Me të pranuar informatën, Kryeprokurorja ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht ia ka proceduar rastin një prokurori të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm”, u shpreh i njëjti për Klankosova.tv.

Kjo aparaturë raportohet se mund të jetë dëmtuar qëllimisht.

Shpërndaje në

U Kopjua