Live

Protestë masive kundër shtrenjtimit të rrymës? Organizatori: “Nuk do të ndalemi” (VIDEO)

10:07 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Qytetarët kanë reaguar ashpër ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave të rrymës me 15 për qind.

Një numër i madh i tyre iu bashkua iniciativës së organizatorit Luan Hasanaj, i cili ka nisur një kundërshtim publik përmes grupit “Jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë! #AsnjeCentMeShume”, i krijuar menjëherë pas publikimit të lajmit për shtrenjtimin e rrymës.

Hasanaj, në një intervistë për Edicionin Special të Shkodran Gajrakut, bëri të ditur se vetëm brenda dy ditësh grupi ka mbledhur mbi 1 mijë persona dhe shtoi se protesta nuk do të ndalet me kaq.

Për detaje, ndiqni videon vijuese:

Shpërndaje në

U Kopjua