Live

“Provokim, shoku e ka postu – kom lidhje në Polici”, lajmërohet prizrenasi që publikoi foto me uniformë

16:02 / 03 Mars 2025

Nga Kosova Live

Prezantimi i rremë si zyrtar policor ose mbajtja pa autorizim e shenjave të personit zyrtar përbën vepër penale. Një rast i ngjashëm, i shfaqjes në rrjete sociale me uniformë të Policisë së Kosovës, duke deklaruar rrejshëm se është bërë pjesë e këtij institucioni ka ndodhur së fundmi në Prizren. Ajrim Muja nga Zhuri pas raportimit të Kosovalive e fshiu postimin dhe më pas u lajmërua në redaksi.

Ai kishte publikuar dy fotografi ku shihet me një xhaketë të Policisë, brenda një lokali dhe në mbishkrimin e këtij postimi, kishte shkruar “Perhajr na koft puna re.! Vetem perpara.”.

Ajrim Muja telefonoi më pas në redaksinë e Kosovalive, ku fillimisht tha se fotografitë i ka bërë për të provokuar e më pas tha që një mik i tij i ka postuar ato foto.

Madje ai tha se nëse nuk largohet postimi, do të shkojë në Polici, duke deklaruar se ka “lidhje”.

“Unë atë foto e kom bo ku shiten teshat, veç me provoku…muneni me hekë, mos t’del ma keq. Uniforma po u shitke, ku po shitshin tesha. Unë veç e kom provu. Ni shok i jemi gabim e ka çitë, e ka pasë ai telefonin, unë e kom hekë meniherë. Mos shkruni palidhje. Pasha Allahin nuk e kom pa, nuk e kom qit me qëllim. Ni shok e ka shkru e ka bo hajgare, se kom pa se nuk e kisha lonë me qitë. Unë qitash shkoj në polici, kom lidhje edhe me Policinë…”

Kur pyetet për çfarë lidhje është fjala, ai i ndryshoi fjalët dhe tha “lidhje s’kom po kshtu kom miqasi”.

Shpërndaje në

U Kopjua