Skuadra e Newcastle United arriti fitore të thellë në xhiron e 14-të në Premier League duke mposhtur 4-0 ekipin e Aston Villa.
Një gjë interesante dhe për herë të parë ndodhi në këtë takim. Skuadra vendase bëri gjashtë zëvendësime. Të gjithë ishin të befasuar dhe shkruanin nëpër rrjete sociale, pse u lejua kjo?
Në fakt e ka një arsye dhe kjo është fal rregullave të reja. Në momentin që portieri i Aston Villas, Martinez u lëndua në kokë dhe u zëvendësua nga Robin Olsenin – dy skuadrave u shtuan edhe nga një zëvendësim, sgkruan LIG Sport
E këtë e shfrytëzoi vetëm ekipi i Eddie Howe, i cili pastaj bëri gjashtë ndërrime në një ndeshje.
Kujtojmë që golat në këtë ndeshje i shënuan: Wilson (2), Joelinton dhe Almiron.