Kur ju bie gripi, nganjëherë ju duket se gjëja më e mirë për të bërë është të qëndroni në shtrat. Por, çfarë nëse do t’ju thoshim se duke qëndruar në shtrat ju vetëm sa do ta përkeqësoni gjendjen tuaj?
Përderisa shumica qëndrojnë në shtrat kur goditen nga një virus apo grip, mund të ketë disa komplikime me të vërtetë serioze nëse qëndroni vetëm në shtrat. Dr. Erich P Voigt, doktor i veshit, hundës dhe fytit, foli me Business Insider tha tregoi pse nuk është mirë të qëndroni në shtrat.
Ai i këshillon pacientët e tij që të mos qëndrojnë në shtrat – duke i sugjeruar që madje të ushtrojnë edhe kur janë të sëmurë.
Kjo për shkak se duke qëndruar në shtrat gjatë ditës ju mund të fitoni probleme të tjera. Ai thotë: “Ajo mukoza e trashë që ju nevojitet për të kollitur kur ftoheni, nëse jeni duke qëndruar në shtrat dhe nuk lëvizni, ajo mukozë mund të konsolidohet në gjoksin tuaj dhe të çojë në bronkit ose pneumoni”. “Kur nuk marrim frymë siç duhet dhe nuk lëvizim, mushkëritë tona mund të rrënohen pak dhe të na japin atelektazi që mund të çojë në ujë në mushkëri ose pneumoni”, shtoi ai.
Ky nuk është i vetmi problem që mund të lind nga të qëndruarit në shtrat. “Përveç kësaj, nëse nuk lëvizni dhe rrini gjithë ditën në shtrat, mund të fitoni mpiksje të gjakut në këmbët tuaja”, thotë Dr. Voigt.