Live

PSG afër transferimit të Dybalas

16:52 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventusi. Lojtari nuk bën pjesë në planet e klubit.

Dhe kur të gjithë po mendonin se destinacion për të është Premier Liga, në skenë doli PSG.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ Parisi dhe Juve janë duke vazhduar negociatat për transferimin e lojtarit.

Një kontratë pesë vjeçare e vlefshme prej 12 milionë eurove në sezon thuhet se do t’i ofrohet lojtarit argjentinas.

Pritet të shihet nëse do të arrihet akordimi për këtë transferim.

Shpërndaje në

U Kopjua