Qështja Neymar-Barcelona është shndërruar në telenovelë këtë afat kalimtar.
Braziliani me ngulm ka kërkuar të kthehet te ekipi i tij i mëparshëm Barcelona, ndërsa kjo e fundit dëshiron ta kthejë Neymarin por nuk ka paratë e mjaftueshme.
Përderisa Neymari dhe Barcelona mund të pajtohen për kontratën personale, ata do ta kenë më të vështirë të arrijnë marrëveshje me klubin francez, që nuk dëshiron të pranojë asnjë ofertë përveç 300 milionë euro e më shumë.
Një shumë të tillë nuk mund ta përballojnë katalonasit, të cilët këtë verë shpenzuan shumë para për ta transferuar, Antoine Griezmannin, nga Atletico Madridi. Nëse ata e blejnë Neymarin për 300 milionë euro, mund të përballen me dënime nga UEFA e FIFA.
Tani Barca ka filluar ti bëjë oferta PSG me shkëmbim lojtarësh, oferta këto që janë refuzuar nga klubi francez.