Paris Saint Germain e ka përmbysur rezultatin, për të fituar Superkupën e Francës.
Ndeshja mes PSG dhe Rennes u zhvillua në Kinë. Parisienët ishin në disavantazh 0- 1 por e rikthyen në 2-1 në pjesën e dytë.
Në minutën e 13’ shënoi Adrien Hunou për Rennen.
Në 45 minutat e dytë Parisi u rikthye. Kylian Mbappe gjeti golin e barazimit në minutën e 51’. Kurse golin e fitores e shënoi Angel di Maria për 2-1 në minutën e 73’ për të përmbysur gjithçka dhe për të fituar titullin e parë për këtë sezonë.