Live

PSG-ja u jep pushim dy ditë futbollistëve, Messi shihet me familje në Barcelonë

23:28 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Goli mahnitës i Lionel Messit nga gjuajtja e lirë kundër Lille jo vetëm që ia siguroi Paris Saint-Germainit tri pikë shumë të vlefshme në Ligue 1, por edhe tërë skuadrës dy ditë pushim.

Messi vendosur t’i kalojë në Barcelonë dy ditët e pushimit që trajneri i PSG-së Christophe Galtier ai dha atij dhe bashkëlojtarëve të tij të dielën.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte pothuajse i pavërejtur të dielën pasdite në Parkun e Princave, deri në çastin kur skuadra pati më së shumti nevojë për të në kohën shtesë të ndeshjes.

Messi ka qenë gjithmonë njëri i ngjarjeve të mëdha dhe e dëshmoi këtë edhe me golin që e shënoi nga goditja e lirë në minutën e 95-të, për t’ia siguruar PSG-së një fitore drithëruese 4:3 kundër Lille.

Trajneri Galtier vendosi t’ua japë dy ditë pushim lojtarëve të tij pas kësaj fitoreje lehtësuese për të.

Messi ka vendosur që këtë mundësi ta shfrytëzojë për t’u kthyer në shtëpinë e vet në Barcelonë, duke qenë se kampioni francez nuk do të ketë stërvitje deri të mërkurën.

Argjentinasi 35-vjeçar u pa duke shkuar në Katalonjë bashkë me familjen e vet të ngushtë.

Shpërndaje në

U Kopjua