PSG është në bisedime për të transferuar Icardin nga Interi. Kjo pasi që shumë shpejt pritet që Neymar të largohet nga “Parku i Princave”.
Sipas Tuttomercatoweb dhe gazetarit Tancredi Palmeri, Mauro Icardi më në fund është duke e pranuar faktin se për të nuk ka vend në skuadrën e Interit, pasi që fanella e tij me numër nëntë iu dha Romelu Lukakus.
Sulmuesi argjentinas ende nuk është i gatshëm t’i bashkohet Romës ose Napolit, ndërsa Interi po refuzon ta shesë atë te rivali i madh, Juventusi.
Kështu si opsion më i mirë për Icardin mbetet Parisi.
Por gjithcka varet nga shitja e Neymarit, i cili pritet që shumë shpejt të rikthehet tek Barcelona.