Live

PSG me reagim të prerë, nuk e transferojmë Cristiano Ronaldon

13:05 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Skuadra franceze janë shumë të lumtur me treshen e tyre sulmuese

Edhe pse i tërë fokusi është në Botëror që po zhvillohet në Katar, Cristiano Ronaldo është futbollist pa kontratë dhe e ardhmja e tij ende nuk dihet.

Burimet e afërta me Marca raportuan që futbollisti ka vendosur gjithçka dhe ai do të nënshkruajë për skuadrën Al-Nassr të Arabisë Saudite, në atë që mund të quhet lirisht kontrata më e madhe në histori të futbollit.

Por, për këtë asgjë nuk ka zyrtare, por pyetjet janë për të pyetur dhe një e tillë i është bërë presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi, i cili është përgjigjur nëse klubi do të nënshkruajë ose jo me portugezin.

“Tre lojtarët që ne kemi [Lionel] Messi, Neymar dhe [Kylian] Mbappe, është shumë e vështirë, por unë i uroj gjithë të mirat atij”, tha ai për Sky Sports.

“Ai është fantastik dhe ende është një lojtar i mahnitshëm”.

Cristiano përfundoi, me marrëveshje të ndërsjellë, kontratën e tij me Manchester United muajin e kaluar. Kjo erdhi pas një interviste bombastike të tij që ai e dha për Piers Morgan, ku ai foli për sëmundjen që e ka kapluar klubin dhe që nuk ka respekt për Erik ten Hag.

Gjithçka po shkon drejt asaj që Cristiano duhet ta marrë një vendim final pas Botërorit. Portugalia duket një kandidat serioz për ta fituar atë, pasi që skuadra shkoi në çerekfinale. Ata do të përballën me Marokun, nëse ia dalin do të luajnë kundër fituesit të ndeshjes Francë-Angli në gjysmëfinale.

Në moshën 37 vjeçare, Cristiano e ka mundësinë e fundit për të shkëlqyer në një garë ndërkombëtare. Nëse ai largohet në Arabi Saudite do të jetë jashtë vëmendjes së mediave. Futbollist ka bërë një deklaratë, megjithatë shanset që të kalojë në Al-Nassr janë të mëdha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...