Paris Saint Germain pësoi të martën në mbrëmje nga Bayern Munich me rezultat 0-1, në kuadër të 1/8 të finales në Champions League.
Kjo ishte disfata e tretë radhazi për francezët, pas humbjes 2-1 nga Marseille në Kupë të Francës dhe humbjes 3-1 nga Monaco në kampionatin francez.
Kjo është hera e parë që nga viti 2011, apo nga epoka e pronarëve të ri nga Katari, që PSG pëson tri herë radhazi.