Live

Psikologia Manolita Hida: Efektet e borës dhe të ftohtit në psikologjinë njerëzore

10:19 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

I ftohti dhe bora kanë një ndikim të fuqishëm në psikikën njerëzore. Por si ndikohemi ne prej tyre? Psikologia Manolita Hida shtjellon përgjigjen e kësaj pyetje nëpërmjet këtij artikulli, për Portalin Shkollor Albas.

Përgjatë këtyre ditëve kemi përjetuar ditë të ftohta po dhe ditë të bardha. Me ditë të bardha i referohem pikërisht dëborës që mbuloi të gjithë Shqipërinë, duke vizituar edhe qytete që rrallë janë prekur prej saj. 

Në vijim kam paraqitur disa elemente të cilët vihen re në motin e ftohtë dhe me borë.

Ne kemi parë se veçanërisht gjatë periudhave të dimrit në të cilën bora na viziton, kemi pasur një sërë problematikash të tilla si:

  • Bllokimi i rrugëve, qyteteve
  • Aksidente rrugore
  • Fraktura nga rrëshqitja
  • Dëme materiale
  • Probleme të elektricitetit dhe ujit
  • Përmbytje të rrjeteve sociale me foto (jo të gjithë e pëlqejnë)
  • Nëse zgjat për një periudhë të gjatë, ndikon gjendjen emocionale

Përpos këtyre elementeve negativë, i ftohti dhe bora kanë një ndikim akoma dhe më të fuqishëm në psikikën njerëzore. 

Se si ndikohemi ne, le ta shohim në vijimësi. 

  • Nga ana e studiuesve dhe studimeve të kryera prej tyre është vënë re se femrat janë më të prirura të vishen në ngjyrë të kuqe ose rozë, veçanërisht gjatë ditëve të ovulimit. Sipas studiuesve kjo karakteristikë nuk vihet re, gjatë stinës së verës. 
  • I ftohti dhe veçanërisht bora na shtyn drejt shikimit të filmave romantikë. Kjo shpjegohet si një kërkesë për ngrohtësi fizike dhe psikologjike nga ana jonë.
  • Gjatë të ftohtit na krijohet mundësia për të qëndruar më shumë me njëri-tjetrin, të luajmë lojëra në shtëpi, e sidomos lojëra në dëborë në ditët e dëborës. Askush nuk mund ta mohoj se gjatë fundjavë nuk tentoi të ndërtoj një njeri prej bore!
  • A e keni vënë re qetësinë që zapton vendin teksa flokët e parë të borës fillojnë të bien? Nuk ju duket ju! Bora ka efektin të përthithë 60% të tingujve akustikë dhe ndotjes që buron prej saj.
  • Sipas Christopher Bergland “Flokët e borës që bien thithin tingujt, reduktojnë ndotjen akustike, dhe ulin nivelin e stresit”. 
  • Frika ndaj stuhisë së borës stimulon ndjenja të frikës, fuqisë, bukurisë të cilat na mbushin me adrenalinë.
  • Nostalgjia na rikthen në periudhën e fëmijërisë teksa prisnim me padurim dëborën dhe shkurtimin e orëve të mësimit në shkollë. Rutina ditore prishet, dhe na duhet të angazhohemi në aktivitetin e ri, i cili mund të rezultojë dhe me ditë pushimi të cilat mund të kemi kohë pa i kryer.
  • I ftohti rrit aftësinë për të kuptuar dhe përdorur metaforat, planifikimin e ideve abstrakte.
  • Ndërkohë përpos elementëve të mësipërm ne kemi tendencat që t’i shohim shkelësit e ligjit si vrasës gjak ftohtë. Ka një shpjegim dhe për këtë. Temperatura e ulët ndikon mbi perceptimin se si ne gjykojmë mbi shkelësit e ligjit, zakonisht duke i cilësuar veprimet e tyre si të kryera në gjakftohtësi dhe me paramendim.
  • Gjithashtu i ftohti rrit mungesën e besimin tek tjetri, në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë penale.

Pas të gjitha fakteve të mësipërme, a mendon ende se jemi të pandikueshëm nga ajo që na rrethon?

Pikërisht, teksa flasim për agjentët atmosferikë, nuk jemi aq imunë sa mund ta mendonim ne veten.

Nga Manolita Hida-Psikologe Klinike, Zhvillimi dhe Marrëdhëniesh

Shpërndaje në

U Kopjua