Analisti Shkodran Rexhaj ka thënë që publikimi i bisedave brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës vetëm sa do ta dobësojë këtë parti që nuk do të merret seriozisht as nga partitë opozitare.
“Kjo demokraci, e para, po i shkakton dëme edhe brenda për brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse ky është qëllimi që për me e rregulli LDK-në përmes një iniciative të tillë atëherë e kanë zgjedhë edhe rrugën, edhe momentin e gabum”, ka thënë Rexhaj në Orën 7.
“Ky qëndrim i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot në raport me partitë opozitare, për çështje të konstituimit të institucioneve, është dobësu prej momentit që kanë fillu këto përçarje”.
“Madje, edhe partitë opozitare nuk është që e marrin ma seriozisht Lidhjen Demokratike të Kosovës sepse fundja ata kanë probleme të brendshme”.