Live

Pushimi gjatë Kupës së Botës, klubi i Ligës së Shtatë kërkon huazimin e Haaland

18:50 / 14 Nëntor 2022

Nga admin

Manchester City ka marrë një ofertë nga një klub për shërbimet e Erling Haaland.

22-vjeçari iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund në verë, duke u përshtatur jashtëzakonisht mirë në Angli.

Haaland ka shënuar 23 gola në të gjitha garat tashmë me Cityn, aktualisht që renditet në vendin e dytë në Premier League.

Futbolli i klubeve aktualisht është në pauzë me Kupën e Botës vetëm gjashtë ditë larg fillimit. Haaland nuk do të jetë në turne pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej, që do të thotë se ai do të jetë jashtë fushës për një muaj.

Klubi që garon në kategorinë e shtatë, Ashton United ka parë një mundësi dhe ka vendosur të provojë fatin e tyre, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.

Një deklaratë zyrtare u postua në faqen e internetit të United, e cila që atëherë është rrëzuar për shkak të një fluksi të madh të tifozëve.

Trajneri Michael Clegg shpjegoi: “Kjo thjesht ka kuptim. City nuk po luan dhe ne duam ta ndihmojmë duke e mbajtur Erling në formë, ka më shumë kuptim sesa ai të luajë golf për gjashtë javë”.

“Ne mendojmë se ai do të jetë i përshtatshëm për ne dhe do të përshtatet me dinamikën e skuadrës sonë shumë mirë. Është e sigurt të thuhet se Haaland do të kishte një ndikim masiv në stadiumin “Hurst Cross” nëse do të përfundonte. City ende nuk është përgjigjur ofertës. Shanset që ata të pranojnë janë të pakta, por nëse nuk pyet, nuk e di”.

Ashton United, ka shënuar vetëm 23 gola gjatë gjithë sezonit dhe ndodhet në vendin e 11-të në tabelë në Ligën e Shtatë të futbollit anglez.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...