Live

PZAP ia hodhi poshtë, Vetëvendojse dërgon ankesë në Supreme për votat e LDK-së nga posta

17:26 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme në lidhje me procesin zgjedhor të votave të ardhura me postë, derisa këta po e akuzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulimin e tyre.

Ky subjekt politik po kërkon anulimin e këtyre votave.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! duke qenë e bindur dhe duke e dëshmuar me fakte e prova të pakontestueshme skemën kriminale të manipulimit me vota përmes postës, sot brenda afatit ligjor ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën e saj në lidhje me këtë proces. Lëvizja VETËVENDOSJE! edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Kujtojmë se më 17 mars, LVV-ja i ishte drejtuar PZAP-së, duke kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se ato ishin “manipuluar” dhe duke kërkuar rivotim me postë.

Por, PZAP e hodhi poshtë ankesën e LVV-së.

Shpërndaje në

U Kopjua