Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga PDK e ka potencuar përjashtimin e një mundësie për bashkëpunim me Listën Serbe por edhe me fituesin aktual të zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Qalaj u shpreh se “shpresojnë që partitë opozitare të formojnë qeverinë e ardhshme” dhe se PDK-ja është aktualisht në fazën e pritjes për thirrjen e seancës konsistuive të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj. Ai në “Five” të Dukagjinit u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar vetvetën nga çdo koalicion i mundshëm me partitë opozitare të vendit.
“Shpresojmë që partitë opozitare ta krijojnë qeverinë. Kemi hyrë në fazën e afateve kohore që kërkohet për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Duhet ose jemi pritje për séance konsistuive ku zgjidhet kryetari I Kuvendit dhe pastaj vazhdohet me çështjen e formimit të qeverisë. Partia me shumicë I bie që të angaszhohet për formimin e qeverisë. Kemi garuar dhe qëllimi kryesor është udhëheqja e qeverisë. PDK-ja si partia e dytë pret shansin e saj për udhëheqjen e vendit. PDK-ja e gatshme që kurdo që jepet rasti për bartës të përgjegjësisë në udhëheqjen e qeverisë së ardhshme. Lista Serbe do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Partitë shqiptare presin udhëheqjen vetëm me parti të tyre dhe jo ato serbe.
PDK-ja nuk kemi pare program ptë qeverisjes nga partia Kurti. Si mund të krijojmë bashkëpunim ose të bëhesh partner me një parti që nuk ka program qeverisjes”, deklaroi Qalaj.