Zëvendës-presidenti i Barcelonës Jordi Cardoner ka bërë të ditur se Neymar nuk do të rikthehet tek Barcelona, të paktën për tani.
Ai tregoi se Neymar nuk është i lumtur në Paris por se nuk do të ndërhyjnë në qështjet e klubit.
PSG kërkon 222 milionë euro për brazilianin, shumë që klubi blaugranas nuk e paguan dot.
“Neymar? Ai nuk është i lumtur në ekipin e tij por kjo është një situatë që duhet të zgjidhet në Paris”, tha ai për Cardoner TV3.
“Sot, në këtë kohë, ne përjashtojmë çdo mundësi që ai të kthehet në Barcelonë”.
”Nëse një ditë ka një rast të hapur për Neymar, ne do të flasim”, potencoi Cardoner.