PDK, LDK e AAK, nuk u pajtuan me verifikimin e 120 mandateve të reja të legjislaturës së nëntë.
12 prej tyre u përkisnin kryeqeveritarit në detyrë Albin Kurti dhe anëtarëve të kabinetit të tij për më shumë se 4 vjet tashmë, të cilët sipas partive opozitare, është dashur të japin dorëheqje nga pozita paraprakisht, raporton Klan Kosova.
Me raportin as u pajtuan as e mohuan deputetët nga radhët e minoriteteve.
Votimi brenda komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve u reflektua edhe në seancë. Mirëpo një ministër në detyrë që të martën erdhi të betohet si deputet, i arsyetoi kolegët e zgjedhur nga pakicat, pa të cilët i bënë veç 52 vota.
Detajet i gjeni në kronikën në vijim: