Live

Qeveria i kundërpërgjigjet Osmanit për tarifat ndaj SHBA-së: Shteti serioz këto çështje i trajton larg mediave

20:46 / 03 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ministri Hekuran Murati ka reaguar pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për pezullimin e tarifave ndaj SHBA-së.

Murati thotë se Osmani dërgoi e-mail në ora 17:39 ndërsa veç tre minuta më vonë bëri postim në “X”.

E Murati ka thënë se shteti serioz këto çështje i trajton larg mediave “dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi”.

Murati tutje ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë me SHBA-në është diskutuar qysh në vitin 2023 në Washington, apo edhe në takimet e kryeministrit Albin Kurti me ish-ambasadorin amerikan. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës është e gatshme për marrëveshje të tillë me SHBA-në.

Shpërndaje në

U Kopjua