Live

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, këto janë pikat e miratuara

21:55 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike të premten në mbrëmje.

Në këtë mbledhje bëhet e ditur se janë miratuar dy raporte dhe është aprovuar një udhëzim.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, këto janë pikat e miratuara dhe të aprovuara nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka:

Miratuar Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Miratuar Raportin e Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2024.

Aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07\2023 për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit.

Shpërndaje në

U Kopjua