Live

Qeveria serbe ndan para ndaj të dyshuarve për krime lufte që ndodhen në burgjet e Kosovës

16:59 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Qeveria e Serbisë miratoi sot një konkluzë përmes së cilës ka miratuar një masë të pagesës së ndihmës financiare në shumën prej 264 eurosh për siç thuhet “secilin person që ndodhet në burgje dhe paraburgim gjyqësor në Kosovë”.

Në një njoftim për media, qeveria serbe thotë se këta janë persona kundër të cilëve po zhvillohen siç i quan “procedura të montuara penale për krime lufte”, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, theksohet se ndihma e cila thuhet se është e njëhershme do të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Shpërndaje në

U Kopjua