Live

Qytetarët ankohen për faturat: Termokosi jep sqarime (VIDEO)

12:44 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Faturat e fryra të ngrohjes kanë shqetësuar shumë qytetarë gjatë muajve të fundit.

Në lidhje me këtë ka folur zëdhënësja e Termokosit, Aferdita Uka, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ajo tha se problematika vjen pjesërisht nga shfrytëzimi joefikas i ngrohjes nga ana e konsumatorëve.

“Kjo është bërë për të ndryshuar mendësinë, që të shmanget shfrytëzimi joracional. Mbi 40% e konsumatorëve kanë rezultuar se kanë shfrytëzuar ngrohjen pa nevojë”,  tha Uka.

Sipas saj, ka raste të shumta kur qytetarët, për shkak të pamundësisë për të rregulluar temperaturën, kanë lënë dritaret hapur ndërkohë që ngrohja ishte aktive.

Për këtë arsye, është nisur projekti për vendosjen e orëmatësve individualë, me qëllime të shumëfishta: kursimin e energjisë, shfrytëzimin e drejtë dhe mundësinë që edhe të tjerët të kenë qasje më të mirë në ngrohje./Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua