Live

Qytetarët me nismë kundër Qeverisë Kurti për shtrenjtim të rrymës: Asnjë cent më shumë

17:54 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Pas njoftimit se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka rekomanduar që energjia elektrike të shtrenjtohet edhe për 15 për qind, qytetarët kanë filluar një nismë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Iniciativa quhet “Jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë! #asnjecentmeshume”, e cila ka filluar si grup në rrjetin social ‘Facebook’.

Administratori i këtij grupi, Luan Hasanaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që përkrahin nismën që ta shpërndajnë posterin e grupit #Asnjëcentmëshumë si fazë e parë e rezistencës ndaj vendimit të ZRRE.

Çka mund të bëni ju?

1. Bashkohuni me grupin dhe ftoni miqtë tuaj.

2. Shpërndani posterin zyrtar të fushatës dhe përdorni hashtag-un #asnjecentmëshumë.

3. Tagoni Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Qeverinë e Kosovës në çdo postim, që zëri ynë të dëgjohet sa më larg.

4. Qëndroni të informuar për hapat e radhës. Nëse nuk ka reflektim, jemi të gatshëm të ndërmarrim masa më të fuqishme, përfshirë edhe protestat”, ka shkruar ai.

ZRRE ka propozuar rritje të çmimit të energjisë elektrike përreth 15%. Shtrenjtimi i rrymës pritet të ndodhë nga muaji prill i këtij viti

Shpërndaje në

U Kopjua