Lumta Ramadani, qytetare e Prishtinës, është sulmuar nga një qen endacakë mbrëmjen e së premtes.
Ajo shpreh shqetësim lidhur me këto raste që po përsëriten, dhe bën thirrje që institucionet urgjentisht të marrin masa lidhur me këtë çështje, transmeton Klankosova.tv.
“Jeta e njerëzve është në rrezik të madh”, ka shkruar ndër të tjera ajo në llogarinë e saj në Facebook.
“Veç ne Prishtine ndodh qe midis qytetit te kafshojne qente. Dje rreth ores 6 mbas orarit te punes, afer nderteses se Ramiz Sadikut me ka kafshu qeni ne kembe te cilin as se pash, dhe ne menyre tinzare. Sinqerisht, shume shqetesuese. Kur shkova ne ambulance e pash qe kisha qene e treta me rend qe po prisnim te merrnim trajtim e njejte. I pyeta njerezit e tjere se ku i ka kafshuar qeni dhe tha ne qender te Prishtines”.
“Une nuk e di se çfare vendi jemi, ku jeta e qytetarit pak po vlen. Instituticionet duhet uregjentisht me u marr me kete qeshtje. Perndryshe jeta e njerezve eshte ne rrezik te madh. Gjithsecili prej neve duhet me u and perndryshe jeta jone ka me vlejt teper pak ne kete vend”.