Live

Rahovec: Një person raporton se i është vjedhur kasaforta ku mbante pistoletën me 30 fishekë

08:58 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një person në Rahovec ka raportuar se i është vjedhur kasaforta në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, ankuesi kishte bërë të ditur se kasafortën e demoluar e kishte gjetur disa metra larg shtëpisë, shkruan Kosovalive.

Rasti është duke u hetuar.

“Rahovec  14.03.2025 – 19:00. Ankuesi mashkull  kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë deportuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë dhe pajisje tjera. Disa metra larg shtëpisë është gjetur kasaforta e demoluar. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Shpërndaje në

U Kopjua