Live

Ramosaj: Dy ministri po duan të na fusin në kurth

13:47 / 29 Mars 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj duke komentuar një shkresë që iu ka ardhur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me hartimin e planin rregullues për komunat e shpallura me interes publik në parkun kombëtar “ bjeshkët e nëmura”, ka thënë se në këtë plan është futur në lojë Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni për Pyje, të cilët me apo pa dashje po fusin në kurth komunën që ai e drejton.

Ramosaj në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komuna, ka thënë se këto ministri dhe agjencione po futen në një lloj konflikti administrativ, sepse nuk po e dinë se deri ku është e drejta ligjore.

“Vendosja e normave e ka interesin e qytetarëve të kësaj komune, në këtë pjesë të pyjeve… Në këtë rast është futur në lojë edhe Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni për Pyje, të cilët nuk po e kanë të qartë dhe kanë një farë konkluzioni të ligjeve dhe të normave mes vete, sepse nuk e dinë deri ku është mandati apo e drejta ligjore e Agjencionit të Parkut, Ministrisë së Mjedisit, të Bujqësisë dhe Agjencionit të Pyjeve, është një farë konflikti administrativ mes këtyre agjencioneve që dashje, pa dashje neve po na fusin në kurth”, shprehet Ramosaj. /Ksp

Shpërndaje në

U Kopjua