Kosova do të hyjë në “Fadil Vokrri” për të marrë pikët e plota kundër Malit të Zi.
Kështu tha anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Ai nuk luajti në miqësore kundër Gjibraltarit, por është gati për sfidën me Malin e Zi.
“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, e kemi parë edhe në takimin e parë. Por këtu kemi përkrahjen e tifozëve dhje kemi gjasa që të fitojmë tri pikë,. Do të japim maksimumin për t’ia dalë”, tha Rashica.