Live

Rasti i Aleks Gerbit, vdiq roja e drogës, s’ka raport autopsie (VIDEO)

20:52 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Trupin ia varrosën në Shqipëri, por në Kosovë ende i kanë dilemat.

Institucionet në Prishtinë, familjarët thonë se nuk i treguan asnjëherë se si u gjet i vdekur Aleks Gerbi më 29 tetor 2024, në qelinë e paraburgimit, ku po qëndronte në atë kohë si i vetmi i arrestuar në aksionin e madh të drogës në Pejë.

Vëllai i të ndjerit, ndonëse nuk pranon që ai po i ruante 2 tonë kanabis, ka kërkesë që familja ta marrin raportin e autopsisë dhe t’i shohin kamerat e sigurisë në momentet kritike.

Shpërndaje në

U Kopjua