Live

Rasti i Thaçit dhe të tjerët, Enver Sekiraqa është paraqitur si viktimë në Hagë (VIDEO)

13:50 / 23 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë aktualisht po mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, ku është planifikuar diskutimi për mocionet e mbrojtjes lidhur me rrëzimin e akuzave të Prokurorisë.

Megjithatë paraprakisht Mbrojtja është ankuar për një kërkesë të ZPS që disa prova te rasti i dytë i Thaçit ku akuzohet për pengim të drejtësisë të pranohen edhe te rasti për krime lufte, për të dëshmuar pengimin te dëshmitarët në rastin kryesor të Speciales, andaj Luka Misetiq ka kërkuar edhe kohë edhe fjalë shtesë t’i lejohen për ta kundërshtuar edhe zyrtarisht këtë kërkesë.

Përveç kësaj Trupi Gjykues ka dhënë edhe 10 urdhra tjerë me gojë. Ka pranuar disa kërkesa të Mbrojtjes për pranimin e provave si dhe kërkesën e mbrojtjes së Veselit dhe Thaçit për të pasur qasje në disa materiale konfidenciale të rasteve të Salih Mustafës, Pjetër Shalës, si dhe atë Gucati-Haradinaj.

Ndër të tjera trupi gjykues ka pranuar materialet e nga mbrojtja e Krasniqit lidhur me Enver Sekiraqën, i cili del se tek rasti Thaçi dhe të tjetër është paraqitur si viktimë.

Shpërndaje në

U Kopjua