Live

Reagimi i djaloshit kur e kuptoi se e ëma i kishte bërë dhuratë një qen

09:08 / 30 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Një djalë u gëzua kur iu dhurua një qen i mrekullueshëm – pasi mendoi se ishte shumë alergjik ndaj të gjithë qenve.

Lynsey Chapman me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ndau videon, në të cilën djali i saj, me sa duket sapo është kthyer nga shkolla, takon qenin e tij – një racë hipoallergjike, transmeton Telegrafi.

Në një video në TikTok – që ka grumbulluar më shumë se 3.3 milionë shikime – 11-vjeçari shpërtheu në lot kur sheh dhuratën dhe nxiton për t’i dhënë nënës një përqafim.

@elsey_22

♬ Happiest Year – Jaymes Young

Këlyshi, një qen me flokë kafe, u bë tashmë mik me djaloshin dhe të dy rrallëherë ndahen.

“Djali im dhe unë jemi shumë alergjik ndaj qenve”, shkroi Lynsey në videon virale. “Ai për vite nuk ka kërkuar për asgjë tjetër përveçse një qen për ditëlindjen e tij dhe për Krishtlindje”.

Reklama

Ajo më pas shpjegoi se pasi e kuptoi se ai nuk ishte alergjik ndaj qenve me qime – ata më në fund mund ta befasonin me dhuratën e përkryer.

“Sot e befasuam me qenin tonë të ri”, thotë ajo. 

Shpërndaje në

U Kopjua