Real Madrid është në zi në prag të sfidës së mbrëmjes ndaj Liverpoolit. Amancio Amaro, sulmuesi legjendar i viteve 60-70 dhe president nderi i klubit, është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Klubi spanjoll e bëri të ditur këtë lajm të trishtë nëpërmjet një komunikimi për shtyp.
“Real Madrid, presidenti dhe drejtuesit e tij janë thellësisht të trishtuar për humbjen e Amancio Amaro, president nderi i Real Madrid, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror.
Amancio ishte lideri i Real Madrid pas atij të udhëhequr nga Paco Gento, i pesë Kupave të Evropës radhazi, të fituara në mes të viteve 1956 dhe 1960 dhe përfaqëson vlerat që kanë bërë historinë e klubit tonë”, shkruhej në njoftimin e “Los Blancos”.
Amaro gjatë karrierës së tij me Real Madrid, ka luajtur një total prej 418 ndeshjesh dhe ka shënuar 142 gola në total.