Live

Real Madridi e përcjellë Vlahovicin

15:11 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Real Madridi është duke kërkuar një zëvendësim për Karim Benzema, pasi që francezi është i lënduar dhe Los Blancos nuk kanë numër 9-të në skuadër

Siç raporton Calciomercatoweb, Real Madridi është duke e përcjell nga afër sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlahovic.

Skaut të kësaj skuadre thuhet se kanë shkuar në Botëror që ta përcjellin nga afër serbin.

Vlahovic nuk ka pasur një fillim të mirë për këtë sezon, megjithatë ai ende vlerësohet lart në hierarkinë e Real Madridit. Los Blancos janë vazhdimisht në kërkim të një sulmuesi për sulmin e tyre, me Karim Benzema që mund të mungojë për një kohë të gjatë pas lëndimit që pësoi në stërvitje të Francës në Botëror.

Juventusi nuk pritet që ta lejojë të largohet serbin shumë lehtë. Kështu që, Real Madridi shpreson që ta përdorë disa lojtarë për t’i joshur bardhezinjtë si Eduardo Camavinga, Álvaro Odriozola, Eden Hazard apo  Dani Ceballos, të gjithë këta futbollistë për të cilët Juventusi ka shprehur interesim.

Kështu, ata shpresojnë që të arrin të marrëveshje me Juventusin.

Shpërndaje në

U Kopjua