Real Madrid është klubi i fundit që ka shprehur interesim yllin e ri të Celta Vigos, Gabri Veiga.
Arsenali dhe Manchester Unitedi thuhet se po e ndjekin mesfushorin spanjoll, i cili ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar tre asistime në La Liga këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, pavarësisht interesimit në rritje, Celta Vigo u tha se nuk është nën presion për ta shitur Veigan, i cili ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Por, “Cadena SER” tani ka raportuar se për 20-vjeçarin interesim serioz ka shprehur Real Madridi.
“Los Blancos” kanë nënshkruar me disa prej futbollistëve të rinj më të mirë viteve të fundit. Dhe, nëse ndjekin këtë model, ata pritet që në verë të rrisin edhe më shumë interesimin për reprezentuesin e Spanjës U21.
Gabri Veiga është produkt i akademisë së Celta Vigos.