Live

Real Madridi pajtohet me klauzolën ‘anti-Haaland’ në përpjekje për të blerë sensacionin brazilian – Endrick

12:18 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Real Madrid është duke i prirë garës në përpjekje për të nënshkruar me sensacionin brazilian Endrick, duke rënë dakord për një klauzolë anti-Erling Haaland, thuhet në një raportim.

Sulmuesi i Palmeiras konsiderohet si një nga perspektivat më të mira të futbollit në botë dhe është në radarin e klubeve më të mira evropiane.

Reali është i hapur ndaj idesë për të hequr dorë nga transferimi i Haalandit, në mënyrë që të nënshkruajë me Endrick.

Klube si Manchester United, Liverpool, Chelsea dhe Arsenal janë të gjithë të interesuar, siç janë gjigantët spanjollë Reali e Barcelona.

Megjithatë, sipas Marcas, Reali është i hapur ndaj idesë për të hequr dorqë nga transferimi i Haalandit, duke e qetësuar kështu Manchester Cityn.

Përfaqësuesit e brazilianit besojnë se dy lojtarët kanë stile loje që janë shumë të ngjashme dhe do të ishin të dëmshme për kalimin e adoleshentit në “Santiago Bernabeu”, nëse do të ndodhte një gjë e tillë.

Endrick do të festojë ditëlindjen e tij të 18-të në verën e vitit 2024, mosha në të cilën ai do të mund të bashkohet me skuadrën e Realit.

Shpërndaje në

U Kopjua