Në “DPT te Fidani”, ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Kadri Kryeziu ka komentuar refuzimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit Special.
Sipas tij, e gjithë çështja nuk duhej të bëhej as ngjarje, pasi veprimet e Kurtit janë politike.
“Çështjet ligjore janë të qarta, emri si dëshmitar i shkruan Albin Kurti, jo kryeministri. Në aspektin kushtetues dhe politik është nën ligjin, duhet ta respektojë ligjin. Veprimet që po bën kryeministri janë veprime politike, kjo është bërë ngjarje, pa është dashtë me qenë ngjarje”, tha Kryeziu, transmeton Klankosova.tv
Ai tutje shtoi se kryeministri Kurti është dashur që të paraqitet si dëshmitarë që të jap shembull te qytetarët.
“Sipas mendimit tim, edhe profesional edhe politik dhe në aspektin juridik, ai është dashtë me shku me kry obligimin qytetarë për me dhënë shembull”, tha Kryeziu, transmeton Klankosova.tv
Ai përmeni rastet kur edhe nëpër botë kanë shkuar kryeministra e presidentë si dëshmitarë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.