FSK-së sot iu bashkuan edhe 337 rekrutë të rinjë me mandat ushtarak, mbrojtës.
Nga këta pjestarë 263 mashkuj 52 femra dhe 22 pjestarë të komunitetve jo shumicë.
Të gjithë ata mbaruan trajnimin 9 javor në kazermën ushtarake në Ferizaj.
Kjo ceremoni u mbajt në Kazermën “Ademi Jashari”, në Prishtinë.
Komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama uroi rekrutët e rinj dhe kërkoi nga ata të vazhdojnë përgaditjet profesionle dhe më tutje me synim te antarsimit në në struktura ushtarake nderkombëtare
“Vizioni ynë është i qartë, integrimi në strukturat veriatlantike. Ne jemi te vetëdijshem që ky vizion kërkon angazhim të madh, por me përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve, rrugëtimi jonë do të jetë me i lehtë”, tha ai.
Rrustem Berisha, Ministër i Mbrojtjës cilësoi FSK-në si institucionin më të besuar në vend. Ai përmendi të arriturat e ushtarëve të Forcave të Armatosura, nepër trajnime ndërkombëtare.
“Diversiteti ne rradhët tona është vlerë qe e kultivojmë cdo ditë”,
I pranishëm në ceremoninë e certifikimit ishte dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Ushtria e Kosoves është element stabiliteti dhe i paqes në rajon. Ne nuk e kërcënojmë askënd, nuk e kemi bere kurrë kete gjate historisë sonë, por as nuk do te lejojmë askend të na cenojë lirinë dhe shtetin tonë”, tha Veseli.
Ai gjithashtu shtoi se kjo ushtri pasqyron shpritin liridashës të popullit tonë, vlerat mbi të cilat qëndorojmë si shteti i pavarur dhe sovran.