Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, ku Kosova ka pësuar rënie të thellë në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke u renditur 24 vende më poshtë dhe tashmë e fundit në rajon.
Në një postim në BlueSky, Rohde tha se raporti i këtij viti “lexohet si një listë detyrash për qeverinë e re”, duke theksuar se liria e shtypit është themel i çdo demokracie të qëndrueshme. Ai theksoi se Kosova renditet madje edhe pas Serbisë, duke ngritur alarmin për situatën e rënduar të mediave në vend.