Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njofton se sot do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Para mediave do të flasë kryetari i këtij asociacioni, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave, të Reporterëve Pa Kufij, thuhet në njoftimin e AGK-së në Facebook.