Live

Rënia për 24 pozita, Kusari: VV-ja t’i ndalë sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave

09:21 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij, në të cilin Kosova është ranguar në pozitën më të ulët të dekadës së fundit,  vendi i 99-të nga 180 shtete.

“Çfarë duhet të ndodhë më keq se sa Kosova të rangohet në pozitën më të ulët në dekadën e fundit në indeksin e lirisë së shtypit, që qeveria jonë të reflektojë dhe të marrë masa?!” ka shkruar Kusari, në Facebook.

Ajo ka kërkuar urgjentisht krijimin e një Komiteti Kombëtar për Lirinë e Mediave dhe Sigurinë e Gazetarëve, i cili do të duhej të ndalte trendin e rënies përmes masave konkrete dhe politikave shtetërore.

Sipas saj, një nga parakushtet kryesore për këtë është ndalja e sulmeve nga partia në pushtet.

“VV-ja duhet t’i ndalë sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave dhe t’ia shtrojë dorën e bashkëpunimit mediave dhe organizatave të shoqërisë civile”, shkroi ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua