Live

Reperi shqiptar Gashi, me linjë të rrobave

09:14 / 20 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Gashi tashmë emri tjetër që po e bën Kosovën të përmendet në botë ka vendosur që të lansojë linjë të veshjeve.


“Në fillim të 2020-es, do të bashkëpunoj me një kompani për të nxjerrë linjën time të re “Gashi”. Dua të fokusohem tek dizenjimi i rrobave për njerëzit si unë, të cilët janë paksa “masë e madhe”. Dua që njerëzit të ndjejnë vetëbesim dhe rehati. Jam lodhur nga gjithçka që nuk më bën gjatë photoshoot-eve të mia dhe jam ndjerë si m*t, kështu që do të filloj të bëj një ndryshim duke nisur nga vetja ime.”- shkruan reperi krahas postimit i cili ka marrë mbështetjen e madhe të fansave.

Kujtojmë që reperi shumë shpejt do të vijë në Kosovë për të performuar në Sunny Hill Festival krahas yjeve si Miley Cyrus e Calvin Harris

Shpërndaje në

U Kopjua